Kryevepër nga Tare, Milan transferon portierin që ka fituar 20 trofe me kosto zero
Milan ka gati goditjen e bujshme për merkaton e verës. Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit, por edhe për verën e ardhshme. Sipas raportimeve të fundit, Rosonerët synojnë transferimin e Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona. Milani po ndjek me kujdes situatën e Ter Stegen, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. […]


Milan ka gati goditjen e bujshme për merkaton e verës.
Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit, por edhe për verën e ardhshme.
Sipas raportimeve të fundit, Rosonerët synojnë transferimin e Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona.
Milani po ndjek me kujdes situatën e Ter Stegen, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Largimi i mundshëm i Mike Maignan, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën, ka ndezur alarmin te drejtuesit italianë.
Klubi është i vendosur të mos marrë vendime të nxituara. Ata kërkojnë një portier të nivelit të lartë, me eksperiencë ndërkombëtare dhe karakter konkurrues.
Ter Stegen plotëson të gjitha këto kritere dhe ofron garanci të menjëhershme. Për më tepër, profili i tij përshtatet me idenë e Milanit për të mbetur pjesë e elitës europiane.