Policia në Gjilan shqiptoi 1638 gjoba brenda një jave
Njësia rajonale e Trafikut Rrugor e policisë në Gjilan njoftoi se gjatë periudhës kohore 23.01.2026 – 29.01.2026 ka shqiptuar 1638 gjoba. Policia tha se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në: • Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, • Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të


Njësia rajonale e Trafikut Rrugor e policisë në Gjilan njoftoi se gjatë periudhës kohore 23.01.2026 – 29.01.2026 ka shqiptuar 1638 gjoba.
Policia tha se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në:
• Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar dyzet e nëntë (49) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar dyzet e tetë (48) gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar tridhjetë e nëntë (39) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e nëntë (39) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull dhe shi:
• Sigurohu që dritat e makinës funksionojnë si duhet,
• Asnjëherë mos përdor dritat e larta, sepse ato reflektojnë në mjegull dhe përkeqësojnë dukshmërinë,
• Rrit distancën nga automjetet para,
• Ndiq vijat anësore të rrugës,
• Shpejtësia e ulët është thelbësore për të parandaluar aksidente,
• Mos ndalo në rrugë
