U kap në motele në Dubravë me 13-vjeçaren- Ky është i arrestuari për dhunim

Një ndërhyrje urgjente policore ka zbuluar një rast tronditës në Dubravë të Istogut, ku një burrë është kapur në një objekt motelesh bashkë me një vajzë 13-vjeçare dhe tashmë dyshohet për veprën penale të dhunimit. Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 29 janar 2026 rreth orës 13:50, kur një […]

Jan 30, 2026 - 12:00
 0
U kap në motele në Dubravë me 13-vjeçaren- Ky është i arrestuari për dhunim
rrenohet-nje-objekt-ne-landovice,-mori-lejen-per-ferme-te-kuajve-e-u-shnderrua-ne-motel

rrenohet-nje-objekt-ne-landovice,-mori-lejen-per-ferme-te-kuajve-e-u-shnderrua-ne-motel

Një ndërhyrje urgjente policore ka zbuluar një rast tronditës në Dubravë të Istogut, ku një burrë është kapur në një objekt motelesh bashkë me një vajzë 13-vjeçare dhe tashmë dyshohet për veprën penale të dhunimit.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 29 janar 2026 rreth orës 13:50, kur një qytetar ka njoftuar Policinë se një person madhor kishte marrë me veturë një të mitur dhe ishte nisur në drejtim të vilave në zonën e Dubravës.

Njësitë reaguese janë nisur menjëherë në terren dhe pas kontrollit të disa objekteve kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe vajzën e mitur brenda një vile/moteli. Në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë hetimore dhe prokurorja kujdestare për të mitur.

I arrestuari është Tomo Prekaj, i cili është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prani të avokatit. E mitura është intervistuar me masa të posaçme mbrojtëse, në prani të përfaqësueses së QPS-së dhe prokurores së rastit.

Me vendim të prokurores kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rasti është cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda të ditës në këtë rajon dhe priten veprime të tjera procedurale.