Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata në shkolla me temën parandalimi i substancave narkotike
Në shkollat e Mitrovicës së Jugut, Policia e Kosovës ka ligjëruar mbi temën për parandalimin e substancave narkotike. “Me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore të Mitrovicës se Jugut. Këto ligjërata, kanë për synim parandalimin dhe


Në shkollat e Mitrovicës së Jugut, Policia e Kosovës ka ligjëruar mbi temën për parandalimin e substancave narkotike.
“Me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore të Mitrovicës se Jugut. Këto ligjërata, kanë për synim parandalimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun dhe pasojat e substancave narkotike. Pjesë përbërëse e ligjëratave është njoftimi për detyrat dhe përgjegjësitë që zbaton policia në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit, gjegjësisht trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri. Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
