Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut

Kontrollet e Policisë së Kosovës në fshatin Jabukë, në zonën e Zubin Potokut, kanë vazhduar edhe sot. Aksioni, po zhvillohet në kuadër të kontrolleve për dyshime që lidhen me posedimin e armëve ilegale. Zëvendëskomandanti i Policisë së Koso...

gusht 11, 2026 - 23:30
Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut

Kontrollet e Policisë së Kosovës në fshatin Jabukë, në zonën e Zubin Potokut, kanë vazhduar edhe sot. Aksioni, po zhvillohet në kuadër të kontrolleve për dyshime që lidhen me posedimin e armëve ilegale.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për RTK se kontrollet janë duke vazhduar edhe në lokacione të tjera.

Deri tani nuk është bërë e ditur nëse janë gjetur armë apo nëse ka persona të arrestuar.

Për rezultatet e kontrolleve, Elshani ka thënë se për momentin nuk mund të japë detaje.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.