PPE miraton rezolutën për Shqipërinë, reagon Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme miratimin e rozolutës nga Partitë Popullore Europiane (EPP) për situatën politike në Shqipëri. Në fjalën  e tij para demokratëve, Berisha u shpreh se sot vendi ynë mori një ndëshkim Europian. Pjesë nga fjala e Sali Berishës: Sot asambleja politike e Partive Popullore Europiane, që […]

Nëntor 23, 2024 - 00:00
 0  8
PPE miraton rezolutën për Shqipërinë, reagon Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme miratimin e rozolutës nga Partitë Popullore Europiane (EPP) për situatën politike në Shqipëri.

Në fjalën  e tij para demokratëve, Berisha u shpreh se sot vendi ynë mori një ndëshkim Europian.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Sot asambleja politike e Partive Popullore Europiane, që grupon 83 parti nga 42 vende të kontinentit Europian, miratohet në unanimitet të plotë, një rezolutë që dënon narkoregjimin e Edi Ramës. Rezoluta shpall botërisht se ky regjim nuk bën zgjedhje të lira. Se krimi dhe korrupsioni janë më të larta së në majat e Everestit, se kapin nivelet më të larta.

Se opozitës i mohohen hapësira dhe të drejtat kushtetuese. Se liderët e opozitës, eksponentë të saj persekutohen politikisht në prag të zgjedhjeve. Se drejtësia damkoset si drejtësi politike dhe jo e pavarur. Se shprehet mbështetje e plotë dhe totale për Partinë Demokratike. Institucionet e vendit nuk kanë integritet.

Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ngjiten në elitën politike dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Ato përdorin ekonominë shqiptare për larjen e parave.

Shikoni pra të dashur miq, ky është nami i zi që Edi Rama i ka nxjerrë Shqipërisë në të 4-anët.

Rezoluta dënon moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Përdorimin e burimeve shtetërore, për qëllime elektorale. Pra, që sot Shqipëria vetëm një javë pasi narkoshteti shqiptar mori ndëshkim botërore, tani merr një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat, apo që negocion me BE-në.