Presidentja Osmani për darkën e pavarësisë: Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi

Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga zotëriu i parë, Prindon Sadriu, ka marrë pjesë në darkën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me rastin e shënimit të 28 Nëntorit. Ajo përmes një postimi në Facebook tha se atmosfera në këtë organizim mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit. “Presidenti Begaj na mblodhi

Nëntor 29, 2025 - 00:30
 0
Presidentja Osmani për darkën e pavarësisë: Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi
Presidentja Osmani për darkën e pavarësisë: Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi

Presidentja Osmani për darkën e pavarësisë: Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi

Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga zotëriu i parë, Prindon Sadriu, ka marrë pjesë në darkën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me rastin e shënimit të 28 Nëntorit.

Ajo përmes një postimi në Facebook tha se atmosfera në këtë organizim mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit.

“Presidenti Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi, për pavarësinë e Shqipërisë. 28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim”.

“Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni!”, shkruan Osmani.