Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe stafi i Presidencës i kanë shprehur ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit.  Në reagim thuhet se Presidenca me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e të riut, i cili ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani. Petrit

tetor 27, 2025 - 14:00
 0
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe stafi i Presidencës i kanë shprehur ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit.  Në reagim thuhet se Presidenca me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e të riut, i cili ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.

Petrit Hoti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur si njeri me virtyte të jashtëzakonshme, të ndershëm dhe të përkushtuar në punën e tij.

“Në këto momente të rënda, Presidentja Osmani dhe stafi i Presidencës u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtimi për Petritin do të mbetet i paharruar në institucionin tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në reagim