Mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, merr pjesë Osmani

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, do organizoj një forum diskutimi me temën “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”. Ky aktivitet shënon 25-vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të

Nëntor 11, 2025 - 10:00
 0
Mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, merr pjesë Osmani
Mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, merr pjesë Osmani

Mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, merr pjesë Osmani

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, do organizoj një forum diskutimi me temën “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ky aktivitet shënon 25-vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dokument i cili njohu rolin e grave në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe vendimmarrjen në sektorin e sigurisë.

Në forum do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.