Presidentja Osmani takohet me presidentin zviceran, e quan mik të madh të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar edhe presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga atje, Osmani e quajti Parmelin, një mik të madh të popullit të Kosovës, ndërsa theksoi edhe mbështetjen e shtetit zviceran ndaj vendit tonë, raporton Klankosova.tv. “Pas Davosit, vazhduam

shkurt 3, 2026 - 21:01
 0
Presidentja Osmani takohet me presidentin zviceran, e quan mik të madh të Kosovës
presidentja-osmani-takohet-me-presidentin-zviceran,-e-quan-mik-te-madh-te-kosoves

presidentja-osmani-takohet-me-presidentin-zviceran,-e-quan-mik-te-madh-te-kosoves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar edhe presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga atje, Osmani e quajti Parmelin, një mik të madh të popullit të Kosovës, ndërsa theksoi edhe mbështetjen e shtetit zviceran ndaj vendit tonë, raporton Klankosova.tv.

“Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti.

Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite”.