Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian. Përmes një reagimi në X, Osmani tha se sot qytetarët e Kosovës festojnë bashkë me ata të Shqipërisë. “Ky është një hap që i

Nëntor 17, 2025 - 20:00
 0
Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në
Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në

Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Përmes një reagimi në X, Osmani tha se sot qytetarët e Kosovës festojnë bashkë me ata të Shqipërisë.

“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, shkroi Osmani.