Privοhet nga liria një 34-vjeçar në Shkup, dyshohet se kërcënoi policin që e gjobiti

Një 34-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit një nëpunës policor. Sipas SPB Shkup, ngjarja është denoncuar më herët, ndërsa kërcënimet dyshohet se janë bërë më 29 shtator ndaj policit, i...

tetor 1, 2026 - 20:30
Privοhet nga liria një 34-vjeçar në Shkup, dyshohet se kërcënoi policin që e gjobiti

Një 34-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit një nëpunës policor.

Sipas SPB Shkup, ngjarja është denoncuar më herët, ndërsa kërcënimet dyshohet se janë bërë më 29 shtator ndaj policit, i cili më parë i kishte shqiptuar 34-vjeçarit një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Më 30 shtator, nëpunësit e Njësisë për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia njofton se do të vijojë parashtresë përkatëse.

Flaka

The post Privοhet nga liria një 34-vjeçar në Shkup, dyshohet se kërcënoi policin që e gjobiti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.