Profesor Shasivari në takim te Kryetar Bilalli

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me profesorin e së Drejtës Kushtetuese, Jeton Shasivari, ku në fokus ishte Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Kasami bëri The post Profesor Shasivari në takim te Kryetar Bilalli appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2026 - 22:00
Profesor Shasivari në takim te Kryetar Bilalli

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me profesorin e së Drejtës Kushtetuese, Jeton Shasivari, ku në fokus ishte Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Kasami bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e këtij ligji në ndërtimin e institucioneve më të barabarta dhe funksionale.

“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim profesorin e së Drejtës Kushtetuese, Jeton Shasivari. Në këtë takim zhvilluam një bisedë të hapur dhe gjithëpërfshirëse rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, rëndësisë së tij për ndërtimin e institucioneve më të barabarta dhe për garantimin e përfaqësimit të drejtë”, deklaroi Kasami.

Ai shtoi se gjatë takimit janë trajtuar edhe sfidat aktuale dhe nevoja për zbatim të plotë të ligjit.

“Diskutuam për sfidat aktuale, nevojën për zbatim të plotë, forcimin e demokracisë dhe barazisë”, theksoi ai. Gazeta Flaka

The post Profesor Shasivari në takim te Kryetar Bilalli appeared first on Flaka, në çdo lajm... .