Programi për pritjen e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia”. A do të performon edhe Adelina Tahiri?

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se po mundohet me ekipin e tij për zgjerimin e programit për muzikor për pritjen e Vitit të Ri që do të The post Programi për pritjen e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia”. A do të performon edhe Adelina Tahiri? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 19, 2025 - 19:30
 0
Programi për pritjen e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia”. A do të performon edhe Adelina Tahiri?

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se po mundohet me ekipin e tij për zgjerimin e programit për muzikor për pritjen e Vitit të Ri që do të mbahet në sheshin “Maqedonia”.

Gjorgjevski, në “Click Plus” në “TV21”, mes tjerash tha se po përpiqet që të ketë edhe një këngëtar shqiptar.

“E kam pranuar edhe sugjerimin e kolegëve tuaj shqiptarë, të cilët më pyetën pse, megjithëse Llotaria Shtetërore e Videove po e mbështet të gjithë projektin dhe festën, nuk ka asnjë artist shqiptar.

Me ekipin kemi diskutuar për këtë çështje dhe me mbështetjen e Qytetit të Shkupit do të përpiqem të sigurojmë edhe një këngëtar apo këngëtare shqiptare që të performojë për Vitin e Ri”, tha Gjorgjievski.

Duke e ditur që Adelina Tahiri shpesh shfaqet në tubimet e VMRO-DPMNE, dhe me gjasë është edhe anëtare e kësaj partie, nuk përjashtohet mundësia që pikërisht Tahiri të performon në këtë natë në sheshin e Shkupit. Flaka

The post Programi për pritjen e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia”. A do të performon edhe Adelina Tahiri? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .