Prokuroria Speciale njofton se ka filluar hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar rastin e sulmit me mjet të mprehtë ndaj zyrtarit të Bashkimit Evropian në Gjakovë dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Në një përgjigje për Telegrafin, Prokuroria thekson se janë duke u kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Nga momenti kur e

Nëntor 5, 2025 - 16:30
 0
Prokuroria Speciale njofton se ka filluar hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë
Prokuroria Speciale njofton se ka filluar hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë

Prokuroria Speciale njofton se ka filluar hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar rastin e sulmit me mjet të mprehtë ndaj zyrtarit të Bashkimit Evropian në Gjakovë dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Në një përgjigje për Telegrafin, Prokuroria thekson se janë duke u kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Prikuroria ka shtuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajnë më shumë informacione.

Sulmi ndodhi të martën në Gjakovë, ku zyrtari i BE-së pësoi dy plagë dhe u dërgua fillimisht në QKMF Gjakovë dhe më pas në QKUK, ku gjendja e tij raportohet stabile.

Ngjarja po hetohet si tentativë vrasjeje, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se zytari i BE-së dyshohet se se është sulmuar nga një person i panjohur që në atë kohë ishte së bashku në veturë dhe se ende nuk dihen rrethanat sesi janë gjendur në të njëjtën veturë. /Telegrafi/