Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, Ademi: Nuk ka shtet pa barazi të gjuhës
Njëri nga organizatorët e protestës së studentëve shqiptarë të mbajtur në Shkup, Mevlan Ademi, ka deklaruar para protestuesve kërkesat e tyre, duke përmendur rëndësinë e gjuhës shqipe. Ai u shpreh se studentët nuk duhet të dalin në rrugë për të drejtat e tyre në vitin 2026, duke shtuar se gjuha shqipe përbën thelbin e identitetit.
Njëri nga organizatorët e protestës së studentëve shqiptarë të mbajtur në Shkup, Mevlan Ademi, ka deklaruar para protestuesve kërkesat e tyre, duke përmendur rëndësinë e gjuhës shqipe.
Ai u shpreh se studentët nuk duhet të dalin në rrugë për të drejtat e tyre në vitin 2026, duke shtuar se gjuha shqipe përbën thelbin e identitetit.
“Studentët në vitin 2026 nuk duhej të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, por ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha, preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu. Para se të jemi studentë, para se të jemi profesionistë, ne jemi shqiptarë”, tha Ademi.
Ai njëherësh deklaroi se nuk mund të ketë shtet të së drejtës pa barazi gjuhësore, duke theksuar se brezi i tyre nuk do të heshtë.
“Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës, jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, tha ai.
