Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënder...
Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.
Njoftimi i plotë:
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.
UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.
Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.
Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!
Sheshi “Skënderbej” – Shkup
Nesër, ora 18:00
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.