PSD-ja e dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurorinë Speciale

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it. Zgjim Hyseni tha se kjo letër riafirmon zotimin që FSK mos të shkojë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in. “Në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishte denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundërkushtetues

Jan 27, 2025 - 14:00
 0  6
PSD-ja e dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurorinë Speciale
psd-ja-e-dorezon-letren-e-ministrit-maqedonci-ne-prokurorine-speciale

psd-ja-e-dorezon-letren-e-ministrit-maqedonci-ne-prokurorine-speciale

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it.

Zgjim Hyseni tha se kjo letër riafirmon zotimin që FSK mos të shkojë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in.

“Në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishte denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundërkushtetues, cenim sovraniteti”, tha ai.

Hyseni tha se kjo nuk është thjesht hipokrizi. “Kur e sheh veten instrument për realizim të domosdoshmërisë historike gama e mjeteve hapet në pafundësi. Kjo është arsyeja pse bolshevizmi është makiavelizmi më radikal”, theksoi ai, raporton EO.