Pse refuzon të takohet me sindikalistët e sektorit privat? Kurti: Në zyrën time vijnë atëherë kur s’kryejnë punë diku tjetër

Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front Online se ka kërkuar mbi 27 herë pët t’u ulur përballë tij. Kurti tha se në zyrën e tij shkojnë ata organizatat dhe institucionet kur “nuk kanë kryer punë diku tjetër”. Kryetari i

dhjetor 22, 2024 - 13:00
 0  4
Pse refuzon të takohet me sindikalistët e sektorit privat? Kurti: Në zyrën time vijnë atëherë kur s’kryejnë punë diku tjetër
pse-refuzon-te-takohet-me-sindikalistet-e-sektorit-privat?-kurti:-ne-zyren-time-vijne-atehere-kur-s’kryejne-pune-diku-tjeter

pse-refuzon-te-takohet-me-sindikalistet-e-sektorit-privat?-kurti:-ne-zyren-time-vijne-atehere-kur-s’kryejne-pune-diku-tjeter


Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front Online se ka kërkuar mbi 27 herë pët t’u ulur përballë tij.

Kurti tha se në zyrën e tij shkojnë ata organizatat dhe institucionet kur “nuk kanë kryer punë diku tjetër”.

Kryetari i Sektorit privat: 27 herë kam kërkuar takim me kryeministrin Kurti, por nuk kemi mundur ta takojmë – FrontOnline

“Së pari ne e kemi Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe përveç ministrit Hekuran Murati, aty i kemi edhe dy zëvendësministra të shkëlqyeshëm, e kemi Avni Zogianin dhe Avni Dobrunën dhe këta janë në komunikim të rregullt me sindikatat në përgjithësi, përfshi edhe sindikatën e sektorit privat. Në zyrën e kryeministrit vijnë organizatat, institucionet e tjera atëherë kur nuk kanë kryer diku tjetër punë, ose kur lidhet drejtpërsëdrejti me mua, prandaj edhe ekzistojnë ministritë dhe ato në fushveprimtarinë e tyre kanë edhe këso veprimesh për dialog social me sindikatat”, tha Kurti.

“I kam takuar sindikatat në të kaluarën, do t’i takojë edhe në të ardhmen”, shtoi ai.