Publikohet “libri i ditëlindjes” i Jeffrey Epstein, përfshin një shënim të dyshuar nga Donald Trum

Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar një libër të vitit 2003, të përgatitur për ditëlindjen e financierit të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Libri, me 238 faqe, përmban urime nga figura të njohura politike dhe publike, mes tyre edhe një shënim që pretendohet të jetë nga Donald Trump. Libri u krijua nga Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja dhe ish-e

shtator 9, 2025 - 10:00
 0
Publikohet “libri i ditëlindjes” i Jeffrey Epstein, përfshin një shënim të dyshuar nga Donald Trum
Publikohet “libri i ditëlindjes” i Jeffrey Epstein, përfshin një shënim të dyshuar nga Donald Trum

Publikohet “libri i ditëlindjes” i Jeffrey Epstein, përfshin një shënim të dyshuar nga Donald Trum

Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar një libër të vitit 2003, të përgatitur për ditëlindjen e financierit të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Libri, me 238 faqe, përmban urime nga figura të njohura politike dhe publike, mes tyre edhe një shënim që pretendohet të jetë nga Donald Trump.

Libri u krijua nga Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja dhe ish-e dashura e Epstein, dhe është dorëzuar Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit si pjesë e një hetimi më të gjerë.

Libri përmban mesazhe urimi dhe komente nga një sërë figurash të njohura publike, përfshirë politikanë dhe drejtues biznesi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndër to është edhe një shënim që pretendohet të jetë nga presidenti Donald Trump, i cili në atë kohë kishte miqësi me Epstein-in. Shënimi përmban një vizatim të një trupi femre. Shtëpia e Bardhë ka mohuar vërtetësinë e këtij shënimi, duke deklaruar se presidenti nuk e ka bërë këtë vizatim dhe nuk e ka firmosur.

Po ashtu, në libër përfshihet edhe një mesazh që pretendohet të jetë nga ish-presidenti Bill Clinton, ku Epstein përshkruhet si njeri me kuriozitet fëmijëror. Zëdhënësi i Clinton-it ka konfirmuar se ata njiheshin në atë kohë, por ka mohuar çdo njohuri rreth krimeve të Epstein.

Trump ka mohuar çdo lidhje me këtë libër dhe ka paditur gazetën Wall Street Journal për 10 miliardë dollarë, pas raportimit fillestar të shënimit të dyshuar.

Publikimi i këtyre dokumenteve vjen në një moment kur presidenti përballet me presion në rritje, madje edhe nga radhët e partisë së tij Republikane, për më shumë transparencë lidhur me hetimet që lidhen me Jeffrey Epstein.