Punësoi mësimdhënës joprofesional, kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës në Gostivar
Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.S. (64) nga fshati Rostushë, rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Siç njoftojnë nga MPB, në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025, personi i kallëzuar, si […]
Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.S. (64) nga fshati Rostushë, rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Siç njoftojnë nga MPB, në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025, personi i kallëzuar, si drejtor i një shkolle fillore në fshatin Rostushë ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar duke mundësuar punësimin e kuadrove të papërshtatshme, përkatësisht mësuesve joprofesionalë që u japin mësim nxënësve në fshatin Rostushë dhe mësuesve të klasave në fshatrat Velebrdo dhe Trebishtë që nuk i kishin përfunduar studimet.
“Të njëjtit nuk ishin të përshtatshëm për të dhënë mësim në përputhje me Ligjin për Mësuesit dhe Bashkëpunëtorët Profesionalë, siç u përcaktua nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit gjatë një inspektimi më 19.09.2025”, thonë nga MPB.