“Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK
Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh, është varrosur dje në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës. 32-vjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët...


Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh, është varrosur dje në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës.
32-vjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre.
Bashkëshortja e tij, Emirjeta Haxha Ahmeti, ka publikuar në Facebook disa momente emocionuese të të ndjerit me fëmijët, duke e shoqëruar postimin me fjalë prekëse.
“Ah, bre jetë, Allahu të deshi më shumë se ne. Pusho i qetë, melaqja jonë. Do të të kujtojmë me mall unë dhe djemtë e tu”, ka shkruar ajo.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.