PZAP-i e dënon VV-në me 10 mijë euro për fjalët e Gërvallës ndaj Haradinajt

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 10 mijë euro gjobë nga Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa për deklaratën e Donika Gërvallës, ministres së Jashtme, që Ramush Haradinajn, kandidatin për kryeministër të koalicionit Kosova Fituese e quajti “Gjeneral të vetëshpallur”. Gërvalla u deklarua ashtu në tubimin në kuadër të fushatës zgjedhore në qytetin e Deçanit, më

Jan 30, 2025 - 14:00
 0  3
PZAP-i e dënon VV-në me 10 mijë euro për fjalët e Gërvallës ndaj Haradinajt
pzap-i-e-denon-vv-ne-me-10-mije-euro-per-fjalet-e-gervalles-ndaj-haradinajt

pzap-i-e-denon-vv-ne-me-10-mije-euro-per-fjalet-e-gervalles-ndaj-haradinajt

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 10 mijë euro gjobë nga Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa për deklaratën e Donika Gërvallës, ministres së Jashtme, që Ramush Haradinajn, kandidatin për kryeministër të koalicionit Kosova Fituese e quajti “Gjeneral të vetëshpallur”.

Gërvalla u deklarua ashtu në tubimin në kuadër të fushatës zgjedhore në qytetin e Deçanit, më saktësisht në shtëpinë e kulturës “Jusuf Gërvalla”.

Sipas PZAP-it, ankesën aty e ka paraqitur koalicionin AAK-NISMA, Konservatorët dhe Intelektualët.

Në shqiptimin e gjobës PZAP shkruan: “Subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Komuna Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 10 mijë eurove”.

PZAP shprehet se LVV-ja duhet ta paguaj gjobën deri në 15 ditë që nga publikimi i vendimit.

Në ankesën e koalicionit Kosova Fituese thuhet: “Gjatë këtij fjalimi, Donika Gërvalla-Schwartz, duke aluduar për Ramush Haradinaj, të njëjtin e quan ‘gjeneralë të vetëshpallur’ (në shumës), e më pas vazhdon e njëjta vazhdon ‘prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim’”.

PZAP, tutje thekson se Lëvizja Vetëvendosje ankesën e AAK-së e quajti “pretendim të pasaktë, të pavërtetë, dhe si  i tillë, i paqëndrueshëm”.

Ky institucion deklaratën e Gërvallës e quan gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes.