Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë një Qeveri të udhëhequr nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, pavarësisht situatës politike. Ky reagim erdhi pas komenteve të analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se disa deputetë të PDK-së, përfshirë Nait Hasani, kishin shprehur se nuk do ta


Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë një Qeveri të udhëhequr nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, pavarësisht situatës politike.
Ky reagim erdhi pas komenteve të analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se disa deputetë të PDK-së, përfshirë Nait Hasani, kishin shprehur se nuk do ta bllokonin krijimin e qeverisë.
Ramabaja më herët në Debat Plus deklaroi disa nga deputetët kanë ndryshuar qëndrim gjatë ditëve të fundit dhe se ka një mundësi që të arrihet një marrëveshje për formimin e qeverisë, duke përfshirë deputetë të LDK-së dhe PDK-së.
“Është shumë e qartë, njëri prej deputetëve (Nait Hasani) të PDK-së, dje është deklaruar se nuk guxojmë ta bllokojmë krijimin e qeverisë. Dhe të tjerë që s’kanë folur ende dhe priten të flasin. Sigurisht nuk do të lejojnë të shkohet në zgjedhje, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi me shku”, ka thënë Ramabaja. /Dukagjini/