Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështirë. FREKUENTIMI: Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka The post Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështirë.
FREKUENTIMI: Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
KUJDES: LAM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
REGJIMI SEZONAL I KOMUNIKACIONIT: Rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galicica është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga data 15 nëntor 2024.
NDËRPRERJE E KOMUNIKACIONIT: Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellës, është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
The post Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .