Në Maqedoninë e Veriut ka më shumë vdekje sesa lindje, pesë komunat me më shumë lindje dhe vdekje

Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut ka pasur 502 vdekje më shumë sesa lindje, duke u regjistruar një shtim negativ i popullsisë, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e tretë të vitit 2024 ka pasur 4222 lindje të gjalla, ndërsa kanë vdekur 4 724 persona”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Krahasuar me […]

Nëntor 30, 2024 - 13:00
 0  4
Në Maqedoninë e Veriut ka më shumë vdekje sesa lindje, pesë komunat me më shumë lindje dhe vdekje
Foshnje. Foto: Ministria e Shëndetësisë

Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut ka pasur 502 vdekje më shumë sesa lindje, duke u regjistruar një shtim negativ i popullsisë, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2024 ka pasur 4222 lindje të gjalla, ndërsa kanë vdekur 4 724 persona”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sivjet ka pasur 6.1 përqind më pak lindje dhe 2.4 përqind më pak vdekje.

Më së shumti lindje ka pasur në Çair (223), Kumanovë (204), Tetovë (200), Manastir (170) dhe Aerodrom (157). Ndërkohë vdekje më së shumti ka pasur në Manastir (258), Kumanovë (261), Prilep (210), Gazi Babë (195) dhe Karposh (181).

Shtim më të lart të popullsisë kemi në Çair (87), Saraj (73), Studeniçan (54), Likovë (36) dhe Shuto Orizare (38), ndërsa ulje më të madhe kemi në Prilep (-93), Manastir (-88), Velesi (-79), Strumicë (-61), Kumanovë (-57).