Qëlloi me armë mbrëmë në Çair, arrestohet personi

Më 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Dijonska” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.T. (30) nga Shkupi. Rreth orës 19:45 në SPB Shkup ishte raportuar se në territorin e Çairit janë dëgjuar të shtëna armësh, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura, dhe R.T. është arrestuar […]

tetor 27, 2025 - 11:00
 0
Qëlloi me armë mbrëmë në Çair, arrestohet personi

Më 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Dijonska” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.T. (30) nga Shkupi.

Rreth orës 19:45 në SPB Shkup ishte raportuar se në territorin e Çairit janë dëgjuar të shtëna armësh, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura, dhe R.T. është arrestuar duke u gjetur me pistoletë.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj R.T. do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.