Rrëshqitje dheu në autostradën Shkup – Veles
Në autostradën Shkup – Veles, pas pikëpagesës Sopot, para tunelit të fshatit Bashino, për shkak të rrëshqitjes së dheut në korsinë e majtë të rrugës, komunikacioni po zhvillohet në korsinë e djathtë. Lidhj Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se në të njëjtën kohë në vendin e njejtë kanë ndodhur dy aksidente me dëme materiale. […]
Në autostradën Shkup – Veles, pas pikëpagesës Sopot, para tunelit të fshatit Bashino, për shkak të rrëshqitjes së dheut në korsinë e majtë të rrugës, komunikacioni po zhvillohet në korsinë e djathtë. Lidhj Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se në të njëjtën kohë në vendin e njejtë kanë ndodhur dy aksidente me dëme materiale. Të lënduar nuk ka, ndërsa komunikacioni po zhvillohet në një korsi rrugore. Në terren janë dërguar shërbimet nga SP Veles.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.