“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”, Osmani reagon pas sul’mit në një shkollë në Orebro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë që tronditi sot Suedinë, pas një sulmi në një shkollë në Orebro. Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se shkollat duhet të jenë vende mësimi e jo frike dhe terrori, duke shtuar se në këto momente qëndron me popullin suedez. “Sulmi i

shkurt 4, 2025 - 20:00
 0  5
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”, Osmani reagon pas sul’mit në një shkollë në Orebro
“qendrojme-prane-popullit-te-suedise”,-osmani-reagon-pas-sul’mit-ne-nje-shkolle-ne-orebro

“qendrojme-prane-popullit-te-suedise”,-osmani-reagon-pas-sul’mit-ne-nje-shkolle-ne-orebro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë që tronditi sot Suedinë, pas një sulmi në një shkollë në Orebro.

Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se shkollat duhet të jenë vende mësimi e jo frike dhe terrori, duke shtuar se në këto momente qëndron me popullin suedez.

“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Orebro, Suedi, është tronditës. Shkollat ​​duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në një shkollë ne qendër të qytetit, teksa autoritetet po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit./IndeksOnline/