Haxhiu e Konjufca e shohin vendimtar legjislativin në luftimin e dhunës ndaj grave

Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, ka organizuar konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se dhuna mbetet sfidë në shoqërinë tonë, përkundër luftimit të kësaj dukurie. “Dua ta shfrytëzojë këtë rast që t’ua shpreh

dhjetor 9, 2024 - 16:00
 0  7
Haxhiu e Konjufca e shohin vendimtar legjislativin në luftimin e dhunës ndaj grave
haxhiu-e-konjufca-e-shohin-vendimtar-legjislativin-ne-luftimin-e-dhunes-ndaj-grave

haxhiu-e-konjufca-e-shohin-vendimtar-legjislativin-ne-luftimin-e-dhunes-ndaj-grave

Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, ka organizuar konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se dhuna mbetet sfidë në shoqërinë tonë, përkundër luftimit të kësaj dukurie.

“Dua ta shfrytëzojë këtë rast që t’ua shpreh mirënjohjen çdo gruaje, aktiviste e politikanë që kontribuon për të mbrojtur dhe për të ruajtur të drejtat e grave në Kosovë. Për fat keq dhuna mbetet sfidë në shoqërinë tonë, përkundër luftimit të kësaj dukurie”, tha Konjufca.

Konjufca ka premtuar se Kuvendi do të luaj rol kyç mbikëqyrës ndaj ekzekutivit lidhur me veprimet që ndërmerren në luftën kundër dhunës ndaj grave.

“Jemi dëshmitarë që rastet janë rritur, ashtu siç është rritur ndjeshëm edhe raportimi në institucione të sigurisë dhe drejtësisë. Në anën tjetër është përgjegjësi e jona si institucione që të ofrojmë përkrahje dhe të ofrojmë mbështetje institucionale. Kuvendi do ta luaj rol kyç mbikëqyrës ndaj ekzekutivit lidhur me veprimet që ndërmerren në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, u shpreh Konjufca.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se legjislativi është vendimtar në fuqizimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës.

“Ky fenomen i cili shpesh herë mbetet i heshtur na obligon të gjithëve që të jemi pjesë e zgjidhjes. Legjislativi është vendimtar në krijimin e kornizës ligjore që jo vetëm sanksionon dhunën, por edhe fuqizon mekanizmat për parandalimin e saj”, u shpreh Haxhiu./EO