Qeveria e RMV-së: Po qarkullojnë spekulime lidhur me numrin e të vdekurve, lusim të mos përhapen dezinformata
Në opinion po qarkullojnë spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria, konfirmon se numri i viktimave është 59. Çdo pretendim tjetër, shtojnë nga ekzekutivi, për 100 apo 120 të vdekur është i pavërtetë dhe i pabazuar. “Informacione të tilla të rreme vetëm sa rrisin shqetësimin në opinion dhe u shkaktojnë dhimbje të mëtejshme […]


Në opinion po qarkullojnë spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria, konfirmon se numri i viktimave është 59. Çdo pretendim tjetër, shtojnë nga ekzekutivi, për 100 apo 120 të vdekur është i pavërtetë dhe i pabazuar. “Informacione të tilla të rreme vetëm sa rrisin shqetësimin në opinion dhe u shkaktojnë dhimbje të mëtejshme familjeve të viktimave”, thuhet në reagim, transmeton Portalb.mk.
“Lidhur me tragjedinë në Koçan, Qeveria shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerëve dhe të plagosurve. Këto janë momente pikëllimi dhe solidariteti, kur të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe respekt për viktimat. Shifrat përcaktohen nga shërbimet zyrtare mjekësore dhe hetimore që punojnë në terren. Qeveria insiston në transparencë të plotë dhe opinioni do të informohet rregullisht për të gjitha detajet e reja që lidhen me hetimin”, thonë nga Qeveria.
Qeveria u bën thirrje mediave dhe qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pakonfirmuara dhe të mos përhapin spekulime. Ky nuk është momenti për manipulime, por për unitet, respekt dhe përgjegjësi.
Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.
Deri në këto momente sipas 360 Gradë, 14 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orësh, mbi 20 persona janë të dyshuar, për dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm.
Ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Goran Trajkovskit dhe 12 personave të tjerë, në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Koçan, gjyqtari i ka dënuar me paraburgim në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në mesin e të arrestuarve është edhe ish drejtori për Menaxhim me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskitha se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa janë në spital.