Vijon ende autopsia dhe identifikimi i viktimave nga Koçani, punohet edhe në analizat e ADN-së
Autopsia dhe identifikimi i 59 personave që humbën jetën nga zjarri në Koçan është ende në proces, njofton drejtori i Institutit për Mjekësi ligjore dhe kriminalistikë, Aleksandar Stankov. Procedura, tha ai, do të përfundojë kur të përfundojë autopsia dhe identifikimi i të gjithë trupave, transmeton Portalb.mk. Stankov shtoi se identifikimi i viktimave nuk bëhet vetëm […]


Autopsia dhe identifikimi i 59 personave që humbën jetën nga zjarri në Koçan është ende në proces, njofton drejtori i Institutit për Mjekësi ligjore dhe kriminalistikë, Aleksandar Stankov. Procedura, tha ai, do të përfundojë kur të përfundojë autopsia dhe identifikimi i të gjithë trupave, transmeton Portalb.mk.
Stankov shtoi se identifikimi i viktimave nuk bëhet vetëm me autopsi, por edhe me analizë të ADN-së.
“Bëhet fjalë për dy procese paralele, paralelisht po bëhen autopsitë dhe analizat e ADN-së, presim që puna të përfundojë shpejt, në mënyrë që trupat të merren nga familjarët”, tha ai.
Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.
Deri në këto momente sipas 360 Gradë, 14 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orësh, mbi 20 persona janë të dyshuar, për dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm.
Ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Goran Trajkovskit dhe 12 personave të tjerë, në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Koçan, gjyqtari i ka dënuar me paraburgim në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në mesin e të arrestuarve është edhe ish drejtori për Menaxhim me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskitha se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa janë në spital.