Qeveria miraton Strategjinë për Shoqërinë Civile – dokument ambicioz, por a do të zbatohet?

Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u miratua Strategjia për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile 2025–2028, e cila shoqërohet me një Plan Veprimi katërvjeçar dhe synon të forcojë The post Qeveria miraton Strategjinë për Shoqërinë Civile – dokument ambicioz, por a do të zbatohet? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 8, 2025 - 15:30
 0  6
Qeveria miraton Strategjinë për Shoqërinë Civile – dokument ambicioz, por a do të zbatohet?

Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u miratua Strategjia për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile 2025–2028, e cila shoqërohet me një Plan Veprimi katërvjeçar dhe synon të forcojë mjedisin për organizatat qytetare si dhe partneritetin me institucionet publike.

Sipas Qeverisë, ky dokument është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës, me konsultime publike dhe pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civile, por pyetja që lind natyrshëm është: sa nga këto plane ambicioze do të zbatohen në praktikë?

Kjo nuk është hera e parë që miratohen strategji me fjalë të mëdha dhe premtime të mëdha për shoqërinë civile. Historia e fundit tregon se shpesh dokumente të tilla mbeten në letër – me pak ndikim real në terren dhe me mungesë të theksuar të mekanizmave funksionalë për zbatim dhe llogaridhënie.

Qeveria premton pasaporta indikatorësh dhe mekanizma monitorimi, por realiteti tregon që shoqëria civile shpesh ndodhet në margjinat e vendimmarrjes, me fondet publike të ndara në mënyrë jotransparente dhe me konsultime që shpesh janë formale.

Madje, një pjesë e organizatave qytetare shprehen skeptike nëse do të respektohet fryma e partneritetit që përmendet në strategji, apo nëse dokumenti do të shërbejë më shumë si një mjet për marketing politik sesa për reforma të vërteta strukturore.

Nëse synimi është vërtet ndërtimi i një sektori civil të pavarur dhe profesional, atëherë zbatimi i kësaj strategjie duhet të matet me rezultate konkrete, jo vetëm me deklarata dhe konferenca.

Mbikëqyrja publike, pjesëmarrja reale e shoqërisë civile dhe transparenca e buxhetimit do të jenë treguesit e vërtetë nëse Strategjia 2025–2028 do të jetë një hap përpara – apo thjesht një dokument tjetër që do të harrohet me kalimin e qeverive.

The post Qeveria miraton Strategjinë për Shoqërinë Civile – dokument ambicioz, por a do të zbatohet? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .