Qeveria të paguajë 12 muaj shërbimet shëndetësore derisa të funksionalizohet sistemi i sigurimit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj për sistemin e sigurimeve shëndetësore, duke theksuar se pagesa prej 3.5% + 3.5% do të nisë menjëherë, por shërbimet do të plotësohen brenda 5 vitesh. Ajo ka kritikuar sistemin, duke theksuar se qytetarët do të paguajnë çdo muaj për shërbimet, por kur të kenë nevojë


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj për sistemin e sigurimeve shëndetësore, duke theksuar se pagesa prej 3.5% + 3.5% do të nisë menjëherë, por shërbimet do të plotësohen brenda 5 vitesh.
Ajo ka kritikuar sistemin, duke theksuar se qytetarët do të paguajnë çdo muaj për shërbimet, por kur të kenë nevojë, ato nuk do të jenë ende të gatshme.
Propozimi i Bajramit është që Qeveria të financojë shërbimet për 12 muaj derisa të funksionalizohet plotësisht paketa e shërbimeve.
