Rahoveci ndalon fishekzjarret, shkelësit do të gjobiten me 100 euro

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike. “Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike’, shkruan ai në Facebook. Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe policia, ndërsa

dhjetor 18, 2024 - 13:00
 0  6
Rahoveci ndalon fishekzjarret, shkelësit do të gjobiten me 100 euro
rahoveci-ndalon-fishekzjarret,-shkelesit-do-te-gjobiten-me-100-euro

rahoveci-ndalon-fishekzjarret,-shkelesit-do-te-gjobiten-me-100-euro

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike.

“Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike’, shkruan ai në Facebook.

Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro.

Një ditë më parë, përdorimin e tyre nga datat 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025 e ndaloi edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.