Rama apel nga Pogradeci për emigrantët e Greqisë: Hapini zarfat dhe votoni
Kreu i Partisë Socialiste ka folur në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit sot nga Pogradeci për votën e diasporës. Rama tha se, edhe pse ka pasur probleme në fillim me shpërndarjen e zarfave të votimeve në Greqi, tani 90 për qind janë shpërndarë. Çdo emigrant, sipas tij, duhet të nxitojë të votojë. “Dua […]

Kreu i Partisë Socialiste ka folur në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit sot nga Pogradeci për votën e diasporës.
Rama tha se, edhe pse ka pasur probleme në fillim me shpërndarjen e zarfave të votimeve në Greqi, tani 90 për qind janë shpërndarë. Çdo emigrant, sipas tij, duhet të nxitojë të votojë.
“Dua të përfitoj nga rasti dhe këtu t’u them atyre që janë në emigracion, ku ka pasur probleme ditët e para me shpërndarjen e zarfave nga DHL, që tani është momenti, që pothuajse zarfat janë shpërndarë në masën 90 për qind; në këtë orë ata t’i hapin, t’i mbushin, të vënë shenjën te 5 dhe t’i nisin. T’i nisin sepse për ta 11 Maji është shumë konkret. Ata, akoma sot, nuk kanë ende pasaportën dhe nuk kanë më sigurinë e qëndrimit.”-tha Rama.