Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ

“Teksa na ndajnë më pak se një javë nga dita e zgjedhjeve, procesi i votimit në diasporë ka shfaqur një sërë pengesash. Më problematike situata është në Greqi, ku duket se komunikimi mes postës dhe votuesit ka dështuar, duke vënë në pikëpyetje, të drejtën e votës për mijëra emigrantë”, raporton gazetarja Klesiana Omeri. 23 640 zarfe […]

maj 5, 2025 - 18:00
 0  4
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ

“Teksa na ndajnë më pak se një javë nga dita e zgjedhjeve, procesi i votimit në diasporë ka shfaqur një sërë pengesash. Më problematike situata është në Greqi, ku duket se komunikimi mes postës dhe votuesit ka dështuar, duke vënë në pikëpyetje, të drejtën e votës për mijëra emigrantë”, raporton gazetarja Klesiana Omeri.

23 640 zarfe kanë mbërritur deri më tani në KQZ nga Greqia, nga 68 380 mijë në total. Presioni më i madh është për emigrantët që jetojnë në ishuj, të cilët fletën e votimit, në të kundërt humbasin mundësinë për tu marrë në konsideratë vota e tyre.

PD, pretendon se kjo situatë e krijuar në Greqi po përdoret nga socialistët, ndërsa këta të fundit mohojnë akuzat.“Ka indicie që persona të ndryshëm apo edhe përfaqësues shoqatash në Greqi që e identifikojnë veten si afër Partisë Socialiste, e kanë bërë publike dhe rrjetet sociale të tyre. Pretendojnë që kanë bërë marrëveshje diku për në Kretë me DHL”, tha Franc Nuri, përfaqësues i PD në KQZ.“Do t’i ftoja që të na paraqisnin një provë të vetme që eksponentë të Partisë Socialiste janë duke kryer këtë veprim. Kështu që në ato kushte mund të jepja një deklarim apo një prononcim, në kushte të tjera nuk preferoj fare të shprehem”, tha Elena Xhina, përfaqësuese e PS në KQZ.

Në limit të kohës, kërkojnë të merren masa nga KQZ dhe kompania DHL, përgjegjëse për këtë process.

“Kërkojmë rikthimin e procesit në ligjshmëri. KQZ i bëj thirrje urgjente, operatori postar që ka marrë përsipër dhe paguhet për këtë punë që të mos bëj asnjë dorëzim zarfi në kundërshtim me rregullat, me procedurat dhe me ligjin”, tha Franc Nuri, përfaqësues i PD në KQZ.

“Unë uroj shumë që DHL të reagojë dhe në këtë kohë të mbetur të realizojë gjithë procesin e mbetur. Janë problematika të kontratës dhe sigurisht mbas këtij procesi, komisioneri duhet të kërkojë shpërblimin e dëmit, të hap ato llogaritë e saj lidhur me DHL”, tha Elena Xhina, përfaqësuese e PS në KQZ.

Deri më tani, kanë mbërritur mbi 144 mijë fletë votimi, ndërsa fati i rreth 100 mijë zarfeve të tjera ende nuk dihet, nëse janë marrë nga votuesit, apo nëse votuesi i ka marrë apo nëse ka mundur ti dorëzojë në postë.

Më së shumti kanë mbërritur vota nga Italia, më par renditet Greqia, Gjermania, SHBA, Anglia, Franca dhe Kanadaja, ndërsa të renditura sipas qarqeve kryeson Tirana, Fieri, Durrësi dhe Elbasani./ Klan News