Rama: Fatale të humbasim trenin e historisë për mustaqet e Kujtim Gjuzit!

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Kukës, nga ku zhvilloi takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 Majit. Në fjalën e tij para qytetarëve, Rama sërish ironizoi opozitën, duke u shprehur se e vetmja gjë madhështore që ka ajo janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. Kryesocialisti u ndal gjithashtu te domosdoshmëria që PS […]

Prill 30, 2025 - 21:00
 0  5
Rama: Fatale të humbasim trenin e historisë për mustaqet e Kujtim Gjuzit!

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Kukës, nga ku zhvilloi takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 Majit. Në fjalën e tij para qytetarëve, Rama sërish ironizoi opozitën, duke u shprehur se e vetmja gjë madhështore që ka ajo janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Kryesocialisti u ndal gjithashtu te domosdoshmëria që PS ka për ta çuar Shqipërinë në BE.

Rama: Do ishte fatale që për mustaqet e Kujtim Gjuzit të humbasim trenin e historisë. Gjëja e vetme madhështore në atë kënetë, janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. 2027 është një afat. Historia e BE ka treguar se BE është një shtëpi të pasurish. Ajo derë nuk rri hapur. Ajo derë hapet kur të gjithë ato që janë brenda bien dakord të hapet dera.

Dhe e hapin vetëm kur kanë interes. Sot ka ndodhur ajo për të cilën luftoj. Nuk është interesi jonë të hyjmë atje, por është dhe interesi i tyre që të na marrin. Por ajo derë mund të mbyllet. Këtu vijmë në parlament, del bufi, shfaqet zhapiku. Janë dhe disa insekte të reja që kanë dalë në fushë. Nuk mund ti themi Europës na kanë dalë ca probleme me insektet në shtëpi. Për këtë na duhet fuqia e shtuar.