Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me ironi dhe fakte ndaj deklaratave të fundit të deputetit britanik Nigel Farage, i cili pretendoi se ka fituar bastin mbi shifrat e shqiptarëve në burgjet britanike. Pak orë pas daljes publike të Farage, i cili tha se “1 në 48 shqiptarë në Britani janë në burg”, Rama

qershor 30, 2025 - 00:30
 0  4
Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me ironi dhe fakte ndaj deklaratave të fundit të deputetit britanik Nigel Farage, i cili pretendoi se ka fituar bastin mbi shifrat e shqiptarëve në burgjet britanike.

Pak orë pas daljes publike të Farage, i cili tha se “1 në 48 shqiptarë në Britani janë në burg”, Rama i është përgjigjur përmes një mesazhi të gjatë publik, ku shpjegon se të dhënat e përmendura janë të pasakta dhe të bazuara në burime të deformuara.

“Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh në gabim është djallëzore”, shkruan Rama, duke cituar gjyshen e tij dhe duke akuzuar Farage për qëllim të qartë manipulues në retorikën e tij politike post-Brexit.

Rama thekson se në Britani nuk jetojnë 53 mijë shqiptarë, siç pretendon Farage, por shumë më tepër – deri në 140 mijë, sipas vlerësimeve të ndryshme. Kjo do të thotë se raporti i të burgosurve shqiptarë është më pak se 1 në 100, jo 1 në 50 apo 1 në 48 siç është pretenduar.

“Censusi juaj është qesharak”, ia kthen Rama, duke shtuar se edhe vetë gazeta britanike The Telegraph, burimi i përdorur nga Farage, ka pranuar më pas se analiza e saj mund të ketë nënvlerësuar numrin e vërtetë të shqiptarëve në MB, pasi nuk përfshinte migrantët e paligjshëm.

Kryeministri shqiptar shkon edhe më tej, duke i kujtuar Farage se shqiptarët në Britani nuk janë thjesht një statistikë për t’u përdorur në retorikën politike.

“Ata janë studentë, ndërtues, sipërmarrës, profesionistë… nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e bën shumicën fajtorë për konfuzionin tuaj kombëtar.”

Në fund, Rama i qëndron premtimit të mëhershëm se nëse Farage do të kishte gabuar në deklaratat e tij, do ta ftonte në Shqipëri si “mysafir nderi”.

Ftesën ia përsërit edhe tani, duke i sugjeruar që “në vend të shqetësojë Sekretarin e Brendshëm britanik, më mirë të vijë në Tiranë për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”.

Postimi i Ramës është shoqëruar me një imazh të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku shfaqet në një skenë bregdetare, si për të përforcuar tonin ironik e njëkohësisht miqësor të ftesës për Farage.