Rama në Luksemburg: Anëtarësimi në BE, ekzistencial për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksenburg, ku zhvilloi një konferencë ndërqeveritare me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski dhe Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Rama falenderoi Sikorskin dhe Kos, të cilët kanë ndihmuar në procesin e hapjes së grupkapitujve. Kreu i qeverisë u shpreh […]

Prill 15, 2025 - 02:00
 0  12
Rama në Luksemburg: Anëtarësimi në BE, ekzistencial për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksenburg, ku zhvilloi një konferencë ndërqeveritare me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski dhe Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Rama falenderoi Sikorskin dhe Kos, të cilët kanë ndihmuar në procesin e hapjes së grupkapitujve.

Kreu i qeverisë u shpreh se shpreson që brenda vitit 2027 të mbyllen të gjitha grupkapitujt e negocimit për t’u anëtarësuar në BE.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

“Në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë tanë ukrainas, mbështes çdo fjalë që thatë par atë që thatë jo shumë larg nga këtu, në tokën europiane,si një krim i pamohueshëm lufte. Saktësisht, 6 muaj më parë qëndroja në këtë sallë, pasi çelëm bisedimet për grupkapitujt 1. U kthyem më pas dhe çelëm bisedimet për grupkapitujt 6 dhe sot jemi prapë këtu për të ecur përpara me grupkapitujt 2.

Nuk mund të mos shpreh fjalë mirënjohësve për presidencën polake për punën e saj për ta çuar përpara këtë proces. Jemi po kaq mirënjohës për mbështetjen e shteteve të tjera të BE-së, për ta çuar përpara këtë gjë. Do të duket vërtet diçka që është habitëse për ne, duke pasur parasysh prej nga vijmë. Falënderimet tona t sinqerta shkojnë për kryekomisioneren Marta Kos, e cila dikur thyente rekorde duke shpuar ujë. Tashmë është bërë kronometri i vendeve tona. Po presim me padurim që brenda 2027 që të gjithë grupkapituj jo vetëm të jenë çelur dhe të jenë mbyllur.”