Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u pyet në lidhje me hetimet për zb.kryeministren Belinda Balluku. Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një […]
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u pyet në lidhje me hetimet për zb.kryeministren Belinda Balluku.
Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një dosje që i takon Kuvendit, dhe jo siç tha ai 16 faqe dosje.
“Më provokon dosja e 16 mijë faqe… Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, atëherë duhet të shprehet. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie por kuazi gjykatë dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që i merr dhe i sheh.
Po të isha unë në Këshill do t’u thoja çohuni dhe ejani me një dosje për Kuvendin. Nuk vini dot me 16 mijë faqe. E dini ca janë? Nuk janë produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 faqe, afërmendsh është kjo s’ka nevojë ta shohësh. Usb nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja”, tha Rama.