Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk e shikon SPAK-un si opozitë të Qeverisë. Duke folur në konferencën e fundvitit me gazetarët, kreu I ekzekutivit tha se të tjerë ishin ata që u zotuan se do ta shkrinin. A është SPAK opozita juaj? Rama: SPAK nuk është opozita e Qeverisë, është një institucion i ri […]
Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk e shikon SPAK-un si opozitë të Qeverisë.
Duke folur në konferencën e fundvitit me gazetarët, kreu I ekzekutivit tha se të tjerë ishin ata që u zotuan se do ta shkrinin.
A është SPAK opozita juaj?
Rama: SPAK nuk është opozita e Qeverisë, është një institucion i ri i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, I garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Është një institucion që bën punën e vet. Nuk është opozitë e Qeverisë, por depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita e qeverisë, opozita politike, bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi i opozitës depresive për të goditur Qeverinë. Të tjerë janë betuar dhe stërbetuar se do ta shkrijnë, por se shkrijnë dot se votat i kemi ne. Është institucion që bën punën e vetë. Natyrisht të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e gjithë këtij procesi e marrin e ziejnë dhe gatuajnë 700 gjellë të ndryshme, duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut me presionin e vet dhe dezinformon publikun thellësisht.
Askush nuk përpiqet të bëjë asnjë analizë, cila është e vërteta në të gjithë punën e SPAK, se e vërteta është krejt ndryshe nga këto që thuhet SPAK nuk është opozita e Qeverisë.
Opozita do të nisë protestat nga janari poshtë zyrës suaj…
Rama: I kemi ndarë punët prej shumë vitesh, unë në zyrë dhe PS në Qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres në rrugë.