Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja mbështetëse për sektorin e bujqësisë gjatë një takimi me fermerët në Lushnje, duke theksuar se qeveria synon të lehtësojë barrën fiskale dhe të rrisë financimin për prodhuesit vendas. Ai bëri të ditur se do të ketë ulje të TVSH-së për fermerët që shesin produkte, ndërsa paralajmëroi edhe […]
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja mbështetëse për sektorin e bujqësisë gjatë një takimi me fermerët në Lushnje, duke theksuar se qeveria synon të lehtësojë barrën fiskale dhe të rrisë financimin për prodhuesit vendas.
Ai bëri të ditur se do të ketë ulje të TVSH-së për fermerët që shesin produkte, ndërsa paralajmëroi edhe lançimin e një programi të ri në fund të prillit, i cili do të përfshijë të gjithë sektorët prodhues.
Sipas Ramës, përmes këtij programi dhe mbështetjes së bankave, fermerët do të kenë akses në financime deri në 2 milionë euro, të garantuara edhe nga mekanizma shtetërorë, me synimin për të nxitur zgjerimin e bizneseve të vogla drejt kapaciteteve më të mëdha prodhuese.
“Do ketë ulje të TVSH për fermerët që shesin produkte. Jo vetëm rimbursimi, jo vetëm programi me BE, por edhe një tjetër program shumë domethënës, të cilën do e lancojmë në fund të prillit, i cili prek të gjithë sektorët prodhues. Bankat do të japin mbështetje deri në 2 milionë euro. Bujrum bëni planin dhe keni deri në 2 milionë euro mbështetje. Qeveria do të hyjë edhe me mekanizmin e garancisë. Qeverinë e keni nga mbrapa. Kemi konstatuar faktin që tashmë në Shqipëri, ka realitete të vogla prodhuese, që mund të kthehen të mëdha. Eksperiencën e gjithë këtyre viteve, por e përkthejmë në një çështje të mençur për të ardhmen”, tha kryeministri.