Rama prezanton skuandrën e PS-së në Shkodër: Të dijmë çfarë humbasim nëse në 11 maj luajmë me porta të vogla!
Kryeministri Rama prezantoi pasditen e sotme skuadrën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Rama u shpreh se për Shqipërinë është hapur një dritare për të hyrë në Bashkimin Evropian, por që nuk do të qëndrojë gjatë e hapur. Sipas kryesocialistit, në 11 maj […]

Kryeministri Rama prezantoi pasditen e sotme skuadrën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Rama u shpreh se për Shqipërinë është hapur një dritare për të hyrë në Bashkimin Evropian, por që nuk do të qëndrojë gjatë e hapur.
Sipas kryesocialistit, në 11 maj nuk mund të rrezikojnë, që Shqipëria të mbetet jashtë BE për një kohë të pacaktuar.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Kjo mundësi është një mundësi e krijuar sot dhe mund të mos jetë e tillë nesër. Ka pasur dhe një moment përpara 6-7 vjetësh kur ishte Komisioni i mëparshëm Europian që tashmë që nuk do zgjerohemi dhe nuk do kemi më anëtarë të rinj. Kjo mund të ndodhë prapë dhe mund të mbetemi prapë jashtë. Do të ishte goditje e madhe duke mos e marrë trenin e historisë në kohë. Në të shkuarën na ka ndodh ta humbim trenin e historisë duke u marrë me njëri-tjetrin. Duhet ta dini çfarë humbim nëse në 11 maj luajmë me porta të vogla. Maqedonia e Veriut është bërë kandidate për në BE në vitin 2005.
Në 2005 një pjesë e juaja kanë qenë fare fëmijë. Sot kur është krijuar ky moment, te dera jemi ne dhe Mali i Zi, të tjerët janë më larg. Imagjino që ne që sot jemi te dera, për arsye të brendshme tonat ne t’ia mbyllim vetes derën dhe të privojmë atë që përfitojmë individualisht. Nga hyrja në BE çdo shqiptar kudo ku të jetë, duke përfituar pasaportën e BE kanë disa përfitime që nuk i kanë dot tani. Ne mund të ikim ku të duam por ne nuk rrijmë dot atje. Ne shkojmë në kufi dhe na thonë dil këtej, futemi në një radhë tjetër e ndryshme nga radha e yjeve. Duhet të shkojmë te polici dhe do na pyesi ku do shkoni, sa do rrini dhe kur do ikni. Është e vetmja derë ku pa hyrë akoma ai që është te dera thotë kur do ikni. Më e keqja të futemi në marrëdhënie me rrjetin kriminal që të qëndrojmë.