Rama takon Melonin: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një foto nga takimi i sotëm me homologen italiane Giorgia Meloni në Romë, duke dhënë një mesazh për marrëdhëniet mes dy vendeve. Në postimin e tij, Rama thekson se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, por qeveria Meloni bën një dallim të fortë për zhvillimin dhe sigurinë e Shqipërisë “Të […]
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një foto nga takimi i sotëm me homologen italiane Giorgia Meloni në Romë, duke dhënë një mesazh për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në postimin e tij, Rama thekson se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, por qeveria Meloni bën një dallim të fortë për zhvillimin dhe sigurinë e Shqipërisë
“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë” shkroi Rama në rrjete sociale.