Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me transparencë
Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që kërcënimi me bombë në Kuvend dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen, dhe të ketë transparencë. Postimi: Kërcënimi me bombë tash dhe shpërthimi para 7 muajsh në Kanalin e IbërLepencit – të zbardhen dhe të ketë transparencë! 1. Mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme për personin që


Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që kërcënimi me bombë në Kuvend dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen, dhe të ketë transparencë.
Postimi:
Kërcënimi me bombë tash dhe
shpërthimi para 7 muajsh në Kanalin e IbërLepencit – të zbardhen dhe të ketë transparencë!
1. Mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme për personin që ka kërcënuar me bombë Kuvendin e Kosovës.
Jo vetëm arrestimin dhe vendosjen para drejtësisë në Kosovë, por edhe zbërthimin e zinxhirit të këdaj natyre të Luftës Hibride kundër Kosovës.
2. Në të njëjtën kohë, duhet transparencë edhe ndërkombëtare për rastin terrorist të shpërthimif në Kanalin e Ibër-Lepencit.
Më 29 nëntor 2024, mbi 7 muaj më parë, një shpërthim tronditës terrorist ndodhi në Kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Nuk jemi shtet që nuk zbardh veprime terrori!
Veproni më shpejt, më saktë!
Duhet përgjegjësi e transparencë!
