Ramadani lavdëron procesin zgjedhor në Kosovë, uron VV-n për fitoren

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka uruar Kosovën për, siç tha, standardin e lartë demokratik të zgjedhjeve, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur. Përmes një postimi, Ramadani theksoi se një Kosovë e fortë dhe demokratike përbën garanci për stabilitetin e gjithë rajonit, duke i uruar institucioneve të reja shumë suksese në […]

dhjetor 29, 2025 - 15:30
 0
Ramadani lavdëron procesin zgjedhor në Kosovë, uron VV-n për fitoren

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka uruar Kosovën për, siç tha, standardin e lartë demokratik të zgjedhjeve, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur.

Përmes një postimi, Ramadani theksoi se një Kosovë e fortë dhe demokratike përbën garanci për stabilitetin e gjithë rajonit, duke i uruar institucioneve të reja shumë suksese në përballjen me sfidat dhe përgjegjësitë e mandatit të ri.