Toshkovski me detaje: Nga cila shpejtësi “Safe City” do të gjobisë në Shkup
Sistemi “Safe City” do të zbatojë të njëjtën tolerancë si radarët ekzistues të policisë. Për shpejtësi deri në 100 km/orë do të lejohet devijim prej 6 km/orë, për shpejtësi mbi 100 km/orë – 8 km/orë, ndërsa për ato mbi 200 km/orë toleranca do të jetë 12 km/orë. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve […] The post Toshkovski me detaje: Nga cila shpejtësi “Safe City” do të gjobisë në Shkup appeared first on InfoShqip.com.
Sistemi “Safe City” do të zbatojë të njëjtën tolerancë si radarët ekzistues të policisë. Për shpejtësi deri në 100 km/orë do të lejohet devijim prej 6 km/orë, për shpejtësi mbi 100 km/orë – 8 km/orë, ndërsa për ato mbi 200 km/orë toleranca do të jetë 12 km/orë. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke theksuar se rregullat janë në përputhje me praktikën e deritanishme.
Në Shkup, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/orë, shkelja do të evidentohet për drejtim të mjetit me 57 km/orë e më shumë. Megjithatë, ministri sqaroi se kjo tolerancë nuk do të zbatohet në rastet kur tejkalimi i shpejtësisë përbën vepër penale të ndërlidhur me komunikacionin.
Sa i përket mjeteve zyrtare, Toshkovski theksoi se edhe ato do të përfshihen nga sistemi “Safe City” nëse nuk janë në kuadër të aktiviteteve operative të arsyetuara. Mjetet e Ndihmës së Shpejtë, Zjarrfikësve, MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes nuk do të regjistrohen nga sistemi vetëm kur kryejnë detyra zyrtare, me kusht që kjo të jetë e justifikuar sipas natyrës së veprimtarisë së tyre.
The post Toshkovski me detaje: Nga cila shpejtësi “Safe City” do të gjobisë në Shkup appeared first on InfoShqip.com.