Rama–Dash Sulës: Ke për detyrë të adresosh çfarë ke thënë në parlament
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e inspektoriateve të vendit me në krye ish-deputetin e PD-së Dashnor Sula. Rama foli për nevojën e një sistemi të ri përsa i përket funskionimit të inspektoriateve dhe një drejtimi të duhur. Rama iu drejtua Sulës duke i kujtuar dhe të thënat në parlament kur ishte […]
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e inspektoriateve të vendit me në krye ish-deputetin e PD-së Dashnor Sula. Rama foli për nevojën e një sistemi të ri përsa i përket funskionimit të inspektoriateve dhe një drejtimi të duhur.
Rama iu drejtua Sulës duke i kujtuar dhe të thënat në parlament kur ishte pjesë e PD-së, me qëllimin për t’i adresuar.
“I uroj punë të mbar kryeinspektorit. Është një moment i rëndësishme i kësaj reforme sepse pasi kemi kapërcyer fazën e parë që ati shumë nevojë për parapërgatitej për të studiuar modelet dhe për të krijuar një lloj bindjeje tek të gjithë se ishte një domosdoshmëri të kapërcehej skema organizative e të shkuarës, tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thelluar të reformës. Do të shoqërohet me fillimin e punë për të ndërtuar kompleksin e ri të inspektoriatiat që do të krijojë kushte optimale për të mbledhur të gjithë inspektoriatet.
Një gjë është e sigurtë, deri tani ne nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Mbete një problem në gjithë mekanizmin e funksionimin të shtetit, në organizim, në mendësi dhe në hendekun midis shërbimit dhe pengimit që atyre që duhet të shërbehen. Në vend që të shërbehen të abuzohen. Unë gjithmonë kam besuar sistemi dhe përmirësimi është përgjigja. ,und të ndërrojmë të gjithë njerëzit, po qe se sistemi nuk është i strukturuar si duhet, dhe po qe se drejtim nuk është i duhuri, përsëri biem në të njëjtat situata.
Vjen nga një karrierë pulitke, por më parë ka qenë një progtagonist në sistemin e drejtësisë. Ka gjithë formimin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë pasi formimi juridik është i rëndësishme. Ka dhe sfidën që të gjitha ato që ka thënë në parlament t’i adresojë”, tha ndër të tjera Rama.