Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që deputetëve t’iu jepet e drejta për t’i drejtuar pyetje institucioneve që do të raportojnë në kuvend, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht me shkrim në Kuvend. Ndër të tjera, Berisha thotë se institucionet e drejtësisë, kanë frikë nga pyetjet e opozitës dhe se ky është një konsensus midis mazhorancës […]
Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që deputetëve t’iu jepet e drejta për t’i drejtuar pyetje institucioneve që do të raportojnë në kuvend, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht me shkrim në Kuvend.
Ndër të tjera, Berisha thotë se institucionet e drejtësisë, kanë frikë nga pyetjet e opozitës dhe se ky është një konsensus midis mazhorancës dhe atyre, duke i cilësuar të gjithë si bashkëmëkatarë.
“Po shkelen parimet themelore të barazisë midis palëve. Nëqoftëse pala që pyetet pyetjet ka të drejtë ka të përgjigjet, ka të drejtë dhe të lexojë pyetjet. Ajo që citoni ju është jashtë konteksti. Këto institucione nuk kanë ekzistuar n vitet që përmendët.
Nga viti 2022 e këtej, pyetjet janë bërë siç duhet dhe zotëri, në rregullohen e parlamenteve evropiane, çdo deputet ka të drejtën e pyetjes orale të padepozituar. Dhe ju e hiqni këtë të dejtë, përse ky kuadër? Ju jeni mëkatarë, Ju të gjithë keni dosje tek ata. Ata kanë mëkatet e tyre. Ky është një kompromis mes mëkatarëve. Unë e kuptoj që Uluziu nuk do të që të pyes se të kujt janë ato dy kostumet që i solli Altin Hajri. Ky tjetri nuk do që ta pyes me Mario Celën, as për Dëshmitë e Eriona Daupajt. Ju po bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur”, tha Berisha.